Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare, duke filluar nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës.

Nga zona e Urës së Milotit, Balluku u shpreh se automjetet e rënda po krijojnë probleme në këto akse, pasi bllokojnë borëpastrueset.

“Situata e ekstreme e motit kerkon vemendje nga te gjithe. Duhen evituar qarkullimet e panevojshme ne akset kombetare nga  drejtuesit e automjeteve dhe te perdoren zinxhiret ne ato zona ku kerkohen per arsye sigurie. Duke nisur nga sot ne oren 20.00 deri te henen ne oren 08.00 do te ndalohet qarkullimi I automjeteve te tonazhit te rende per shkak te bllokimit qe krijojne per borepastrueset. I bejme thirrje per mirekuptim dhe bashkepunim te gjithe drejtuesve te automjeteve dhe I sigurojme se po punohet pa pushim ne cdo aks te goditur nga moti extrem”, deklaroi ministrja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *