Subscribe

Pas reshjeve te borës në zonat malore mbrëmjen e së shtunës, nuk ka probleme në rrugët nacionale. Përjashtim bën vetëm një segment në aksin Boboshticë- Dardhë, aty ku kalimi kryhet me zinxhire ose goma dimerore. Aksi Voskop-Voskopojë është i kalueshëm, pa probleme, ashtu siç levizet pa probleme dhe në aksin Bellovodë-Vithkuq.

Edhe këtë të diel ka probleme me energjinë elektrike. Krahas problemeve në njesitë administrative të Moglicës dhe Gorës, ka probleme të tilla edhe në njesinë administrative Mollas në Bashkinë e Kolonjës. Specialistët e OSHEE janë duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *