Moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Më problematike situata paraqitet në provincën e  Mesinës dhe Sicilisë. Pamjet tregojnë  se  uji ka vërshuar  brenda banesave dhe dyqaneve.

 

Një automjet  ka rënë në humnerë nga uji i rrëmbyeshëm dhe stuhia e fortë.

 

Reshjet e shiut  kanë izoluar disa persona në banesa dhe automjete, teksa po punohet për shpëtimin e tyre. Në disa zona janë shkaktuar rrëshqitje dheu  dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Për shkak të motit të keq, u mbyll edhe një pjesë e autostradës Palermo-Messina. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *