Subscribe

Moti i keq me reshje dhe përmbytje ka përfshirë vendin këtë të premte.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete dhe fshatra, sidomos në zonën veriore dhe veri perëndimore.

Në disa nga rrugët dhe lagjet e qytetit të Lezhës, sistemi i kanalizimeve nuk e ka përballuar nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe duke krijuar kështu një situatë problematike.

Më shqetësuese situate ishte në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në lagjen “Besëlidhja”, ku niveli i ujit arriti në disa centimetra, duke penguar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Rruga e Arbrit është përfshirë gjithashtu nga reshjet duke krijuar kështu problematika në segmentin nga Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit pasi ka patur rënie të shumta të gurëve.

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje te shumë rrugëve dhe kryqëzimeve edhe në qytetin e Durrësit. Kryqezimi pranë stadiumit, Lagjja 17 si dhe disa rruge të tjera në zonën e Shkozetit dhe te Plazhit janë mbuluar nga uji.

Përmbytjet e rrugëve nuk kanë krijuar probleme ne banesa apo biznese, ndërkohë që ujësjellësit janë duke punuar për normalizimin e situatës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *