Subscribe

Dikur cilësohet si rruga e shpresës, ndërsa sot fshati kufitar Idhomeni është kthyer në fundin e rrugëtimit për një jetë më të mirë. Kështu e përshkruan gazetari i Euronews, që i ka kushtuar një reportazh me titull “Idhomeni, ndalesa e fundit” bllokimit disaditor të refugjatëve afgane e sirian në kufirin greko-maqedonas. Ky fshat i vogël i përshtatur në një kamp refugjatesh, është kthyer në shtëpinë e përkohshme të tyre. 180 tualete dhe dushe, ushqim i kufizuar, kujdes mjekësor e kushte sanitare të mjeruara. Shume pak për rreth 13 mijë emigrantë që vendosur në këtë zonë.  Por problemi qëndron se ka pak shenja për lajme më të mira ne te ardhmen. E vetmja shpresë e tyre, thekson Euronews janë organizatat joqeveritare dhe vullnetarët që asistojnë me ndihma.  Edhe samiti i 17-18 marsit, që për europën është pikëtakimi i një zgjidhje, për emigrantët duket se është një kthim prapa. Sipas diskutimeve në takimin BE-Turqi, është rënë dakord në parim që për çdo sirian të kthyer nga Greqia, një tjetër refugjat i strehuar në kampet turke do të pranohet ne vendet e BE-së. Ky plan është kundërshtuar dhe nga OKB e Amnesty Internacional e që kanë cilësuar atë si diskriminues.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *