Lulzim Basha dhe Edi Rama vijojnë replikat në distancë në lidhje me negociatat dhe faktin që Shqipëria nuk mori një vendim pozitiv pak ditë më parë ngë këshilli evropian.

Deklaratave të Bashës në mesdite se ishte ai fajtori për mos hapjen e negociatave, Rama iu përgjigj me nje deklarate të kreut të këshillit evropian Tusk ku thuhej se nuk dështoi Shqipëria por Unioni.

Por Basha nuk e ka lënë me kaq repliken në distancë teksa ka reaguar sërish duke I kërkuar këtë herë në mënyrë direkte Ramës që të mos shfajesohet më për këtë dështim, sipas tij, që tregoi se Europa e ka refuzuar kreun e qeverisë. Basha I kërkon Ramës të mbajë përgjegjësi për këtë dështim.

 

 

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde.

Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar.

Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar?

Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *