Reperi i njohur shqiptar, Besniku, apo siç e njohim të gjithë me emrin e artit, 2PO2, ka postuar disa orë më parë në Instastory një fotografi ku shfaqet i shtruar në një spital dhe mund të vihet re këmba e fashuar. Duke qenë se reperi nuk kishte dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me shkakun se përse ndodhej në spital, Blitz.al kontaktoi me të për ta pyetur më konkretisht.

 

Fillimisht 2PO2, me anë të Blitz.al, ka dëshirë t’i njoftojë të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por nuk ka dashur të flasë më tepër lidhur me këtë. “Do të flas kur të kem projekte të reja”, – është shprehur reperi për Blitz.al, duke dashur të anashkalojë disi vëmendjen nga incidenti që i ka ndodhur.

 

Sidoqoftë, ne jemi të lumtur që ai është shëndoshë e mirë dhe që projekte të reja janë në horizont.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *