Ish-kreu i qeverisë Matteo Renzi rimori dje drejtimin e partisë demokrate (PD, qendër e majtë) në pushtet në Itali, me legjitimitetin e një votimi primar që shënoi një pjesëmarrje më të madhe sesa pritej.

 

“Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, falenderoj të gjithë komunitetin e grave dhe burrave që besojnë në vlerat e Italisë, për të shënuar së bashku progrese”, u shpreh Renzi, ndërsa dy kundërshtarët e tij e përgëzuan për fitoren.

 

Në total, mes shifrës 1,9 dhe 2 milionë personave që votuan sipas PD paraqet një rënie të dukshme në raport me zgjedhjet e mëparshme ku morën pjesë rreth 3 milionë, por gjithsesi një shifër e kënaqshme shkak i një fushate pa shkëlqim dhe pa të papritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *