I rizgjedhur ne krye te Partisë Demokratike, ish-kryeministri Mateo Renzi, ka deklaruar se tani eshte kohe jo vetëm per te bashkuar forcën e tij politike, por edhe per te bashkuar gjithë Italinë.

 

“Kemi arritur diçka te jashtëzakonshme qe përkthehet ne nje përgjegjësi shume te madhe per mua. PD nuk eshte nje parti personale dhe këtë e dëshmon edhe numri i 2 milionë zgjedhësve qe morën pjese ne votime. Raporti me popullin e dallon forcën tonë politike nga të gjithë të tjerat. Të gjithë flasin për populizëm, por veprojnë ndryshe. Kemi natyrën historike per te mos e lënë Italinë ne balte, por te punojmë per bashkimin e saj.”

 

Ish-kryeministri mori mbi 70 perqind te votave duke mundur kështu dy rivalet kryesore Andrea Orlandon, aktualisht Ministër i Drejtësisë dhe Michele Emiliano, Guvernator i rajonit të Puglias. Pas kesaj fitoreje, Renzi ka lene te hapur te gjitha mundësitë per te luftuar serish per postin e kryeministrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *