Subscribe

Italia votoi, por duket se nuk arriti te gjente nje zgjidhje përfundimtare per te krijiuar nje qeveri. Per Dario De Luca, te “MeridioNews”,  fituesit e këtyre zgjedhjeve jane 2, po aq dhe humbësit e mëdhenj.

 

“Humbësi me i madh i këtyre zgjedhjeve është ish-kryeministri Mateo Renzi, por edhe “Forza Italia” e Berlusconit nuk doli mire, sepse “Lega Nord”arriti te dilte force e pare e koalicionit te qendrës se djathte. Mateo Salvini ne nje fjalim te tij ishte i kënaqur për rezultatin e arritur qe e nxjerr si liderin e vërtete te kolizionit te Qendrës se Djathte, me shume gjasa nuk do ta pranoje nje marrëveshje me Lëvizjen 5 Yjet, sepse Italia tashme do te duhet te kaloi ne nje periudhe tranzicioni dhe ne zgjedhjet e ardhshme Salvini mund te kandidoje vet per Kryeministër i koalicionit te Qendrës se djathte.”

 

Por nga 1deri ne 10, sa janë shanset qe Italia te shkoje serish ne votime?

 

“10, sigurisht. Pasi do duhet te kalohet nje periudhe tranzicioni, por pastaj do te shkohet serish ne votime. Duhet te kuptojmë cilat jane afatet, por perspektiva është ajo.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *