Subscribe

Epidemiologia Eugena Tomini deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shtuar vetëm gjashtë raste të reja.

Ky është një numër i ulët, krahasuar me të dielën kur kishte 15 apo edhe ditë më parë kur ishin mbi 20 të infektuar.

Mes rasteve të reja është edhe një personel shëndetësor.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.”

Gjithsej, vendi ynë numëron 1.143 të infektuar që prej nisjes së epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *