Subscribe

Forcat RENEA kanë mbërritur rreth orës 14:30 në lagjen “11 nëntori” ku Lefter Zhidru prej prës 13:00 po qëllon me armë drejt forcave te rendit.

71 vjecari është fshehur në një banesë dhe nuk i ka kursyer plumbat drejt uniformave blu duke plagosur edhe dy kalimtare të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pavarësisht thirrjeve për dorëzim, Zhidru ende nuk është dorëzuar dhe vazhdon të qëllojë me armë. Fatmiresisht gruaja dhe vajza e tij jane nxjerr jashte baneses.

Kjo ka bërë që në ndihmë të policisë lokale të shkojnë forcat e FNSH dhe ato RENEA.

71 vjecari Zhidru është nje person i hetuar edhe më herët për përndjekje.

Edhe këtë të mërkurë policia shkon në banesën e tij pas një njoftimi të marrë për konflikt në familje, mirëpo u zprapsën pas plumbave që lëshoi autori.

Forcat e rendit kanë vendosur edhe një perimetër sigurie për të mos rrezikuar jetën e njerezve të tjerë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *