Subscribe

Dhe pse kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë, ende nuk ka një dialog paraprak mes naftëtarëve dhe autoriteteve përkatëse për zgjidhjen e ngërçit të pagave të prapambetura.

Të vendosur për zgjidhjen përfundimtare të kësaj problematike, grevistët thonë se pavarësisht problemeve shëndetësore që po shfaqin nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, edhe sikur kjo t’u kushtojë jetën.

 

Kam një këputje të trupit, të këmbëve të gjunjëve. Deri sat ë vdesim këtu do rrimë. Si të vetë në shtëpi unë? Përse të vete? Çfarë do çojë në shtëpi unë?  Po kërkoj lekët këtu që t’u çojë bukë kalamajëve. Unë i kam humbur të gjitha shpresat, kam humbur nënën e kalamanjëve. Ca tu cojë atyre? Me borxhe jetohet? Merr tek motra, merr tek komshinjtë.

 

Grevës, ashtu siç u paralajmërua, i janë bashkuar këtë të enjte dhe punonjësit e nëstacionit të poçemit, të cilët po ashtu janë përballur me vonesën e pagave.

 

Do të vazhdojmë se ne një problem kemi atë ekonomik. Do vazhdojmë t’i mbështesim deri në orën e fundit. deri sa të marrim një zgjidhje nga instancat. Nuk ka kthim pas. Nuk kemi arsye të tjera. Nga ekonomia jemi zero. Nuk vemi dot në shtëpi. Jemi zhytur në borxhe. Nuk vemi dot as të marrim ilace dhe pse jemi të sëmurë.

 

Naftëtarët e Ballshit kanë 13 paga të prapamebtura të cilat i kanë fituar me vendim gjykate ndërsa ata të nënstacionit të poçemit 20 të tilla.

 

Kjo është greva e dytë e urisë që ata zhvillojnë në harkun e 1 viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *