Subscribe

Në ditën e tretë të grevës së urisë, është rënduar gjendja shëndetësore e naftëtarëve.

Disa prej tyre kanë shfaqur probleme të ndryshme, ndërsa vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen nga dy kërkesat e tyre: rrogat e prapambetura dhe siguracionet.

 

SOKOL DAUTAJ

KREU I SINDIKATES SE NAFTETAREVE

“Dhimbje koke, nervozizëm pasi dihet që naftëtarët janë për një kohë të gjatë me sëmundje e efekte anësore. Kemi hyrë këtu për përgjigje e jo zgjidhje. Sepse zgjidhje s’na dhanë prej katër vitesh.”

 

Por ndërsa naftëtarët vazhdojnë grevën, në mbështetje të tyre kanë shkuar dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit, të cilët para pak muajsh ishin në grevë urie për të njëjtën problematikë, atë të pagave të prapambetura.

 

“Kemi rrogat e prapambetura dhe aktualisht jemi përjashtuar nga puna.”

 

“Na mashtruan. Do bisedojmë e do futemi e ne në greve me ta.”

 

“Ne do futemi në greve. Se do na mashtrojnë prape se do na i mbajnë pagat kjo nuk i dihet.”

 

Naftëtarët e Ballshit kanë në total 13 paga pa marrë. Paga të fituara me vendim gjykate e që i referohen kompanisë ARMO, e cila detyrohet që t’u jap në total rreth 8 milion euro të gjithë punonjësve. Kjo pasi pagat mesatare e një punëtori, varion nga 500 deri në 700 mijë lekë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *