Subscribe

Një nga grevistët e Ballshit është dërguar me urgjencë drejt spitalit këtë të mërkurë. Ai shfaqi probleme shëndetësore dhe u detyrua që të braktiste grevën e urisë. Sipas mjekëve, në ditën e dhjetë kanë shfaqur probleme dhe dy naftëtarë të tjerë.

 

“Mjekja

Është dita e dhjete e greves se urisë. Vetëm qendrimi në këtë ambient stresi e rendojnë gjendjen e tyre. Pa llogaritur pastaj mosushqyerjen apo keq ushqyerjen. Tre prej grevisteve janë në gejndje të rënduar. Rekomandova të marrin ndihmë mjekësore të specializuar. Këta të tre duhet të largohen.”

 

Por pavarësisht këshillave të bluzave të bardha, naftëtarët janë të vendosur të rezistojnë pavarësisht rëndimit të gjendjes shëndetësore.

 

“SOKOL DAUTAJ

KREU I SINDIKATES SE ANFTETAREVE

Kushdo qe do na ndihmojë është i mirëpritur. Por duhet te na japin nje zgjidhje. Ne e kemi thënë shumë qarte. Nuk dalim nga greva. Se këtu behet fjale o për hapjen o mbylljen e rafinerisë.”

 

Në mbështetje të naftëtarëve kanë shkuar dhe punonjëset e rafinerisë, të cilat po ashtu thonë se do të hyjnë dhe ato në grevë së bashku me kolegët.

 

Një ditë më parë, kryeministri Rama tha se po zhvillohen bisedime lidhur me situatën e krijuar në Uzinën e Ballshit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *