Një paciente shtatzënë, e prekur me koronavirus, nuk ka mundur ti mbijetoje dot koronavirusit ne Kosove. 40 vjecarja nga Gjakova ishte në mjekim intensiv që nga data 15 prill. Viktima ishte në javën e 28-të të shtatzënisë. Numri i atyre qe kane humbur betejen ne Kosove arrin në 16 ndersa jane regjistruar 598  të infektuar.

Megjithese Serbia ka mbi 6,600 të infektuar me koronavirus dhe 125 viktima, qeveria do t’i lehtësojë disa masat të kufizimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Disa biznese të vogla, përfshirë mekanikët, këpucarët dhe libraritë, do të lejohen të punojnë nga kjo e marte. Beogradi zyrtar vuri ne dukje se bizneset duhet të zbatojnë disa masa të rrepta për parandalimin e sëmundjes, si  perdorimi I maskave dhe dorezave e dezinfektimi. Por qendrat tregtare, kafenetë, restorantet, shkollat dhe kopshtet do të mbeten të mbyllura.

Greqia regjistron 119 vdekje teksa nje 35 vjeçar nderroi jete në Selanik.  Sipas informacioneve i riu nuk kishte sëmundje te tjera. Numri i pergjithshem i pacienteve te cilet rezultojne positive jane 2.245.

Greqia ka nje plan te qarte te lehtesimit te masave. Gradualisht dhe ne menzre te disiplinuar do te hapen dyqanet. Sipas autoriteteve shendetesore lehtesimi do te shoqerohet me me shume testime.

Eksperti i Ministries se Shendetesise  sqaroi se do të kryhen dy lloje të testeve, testi molekular i diagnostikimit të sëmundjes tek të gjithë ata që kanë simptoma.

Karantina më e gjatë, 85-orëshe në Maqedonine e Veriut perfundoi këtë mëngjes, duke i mbajtur qytetarët në shtëpi gjatë festave të Pashkëve. Autoritetet presin efektin e masave të tilla kufizuese që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit në fillim të majit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1.225 ndersa qeveria konfirmoi se po behen pergatitjet për të lehtësuar kufizimet, por kjo nuk do të ndodhë brenda natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *