Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të pushojë këtë të shtunë në fshatin Vishnje të Tiranës.

Ai ka shpërndarë në rrjetin e tij social “Facebook” një foto, përmes së cilës ka përcjell edhe një mesazh duke theksuar se kjo fundjavë i ka shërbyer për t’u qetësuar dhe reflektuar.

 “Një e shtunë në Vishje, plot diell, relaks dhe reflektim”, shkruan Meta krahas fotos.

Meta ka hartuar një platformë gjithëpërfshirëse për integrimin europian dhe në të listohen 14 pika, të cilat sipas Presidentit duhet të përmbushen nga të gjithë aktorët politikë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *