Spanja ka regjistruar një tjetër shifër rekord vdekjesh në 24 orë duke numëruar në total 4089 viktima dhe 56 mijë të infektuar. Spitalet janë në kolaps nga mbingarkesa, mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe testeve. 340 mijë sete tamponësh për testim të shpejtë rezultuan me probleme pasi ishin blerë nga një kompani kineze pa licensë. Ndërkohë qeveria spanjolle ka vënë në dispozicion një fond prej 432 milionë eurosh për të blerë 550 milion maska, 5.5 milion teste dhe pajisje të tjera të nevojshme.

 

Virusi vdekjeprurës covid-19 u ka marrë jetën më shumë se 22 mijë personave në të gjithë botën e rreth 500 mijë pacientë janë të infektuar. Epiqëndra e re e pandemisë sipas organizatës botëriore të shëndetësisë, po zhvendoset drejt ShBA.

 

Dr. Tedros Adhanom kritikoi vendet se kanë reaguar vonë me marrjen e masave.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

DREJTOR I PERGJITHSHEM I OBSH

 

“Kemi më shumë se 2 muaj që ju themi se ky virus është armiku numër një i publikut, është një virus i rrezikshëm. Koha për të vepruar ishte një muaj më parë. Tani kemi në dorë mundësinë e dytë për tia dalë. Lidershipi politik është thelbësor, bëni gjithcka që duhet në mënyrën e duhur për të mposhtur virusin.”

 

Ndërkohë Franca është vendi i tretë në Europë që ka humbur më shumë njerëz nga koronavirusi, deri tani numërohen 1331 viktima dhe mbi 25 mijë të infektuar. I gjithë vendi është mbyllur në shtëpi prej një jave tashmë dhe ka aktivizuar legjislacionin për të zbatuar një “ekonomi lufte”.

 

Rastet janë shtuar edhe në Britaninë e Madhe ku numërohen 465 viktima dhe rreth 10 mijë të infektuar. Ndërsa SHBA ka pranuar të bashkëpunojë edhe me Kinën në tejaklimin e krizës së shkaktuar nga pandemia. Deri tani numërohen 1050 viktima dhe rreth 70 mijë të infektuar.  Shteti më i prekur është New Yorku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *