Këtë të dielë u regjistrua numri më i lartë i të vdekurve dhe i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në Shqipëri.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në “Facebook”, bëri përditësimin e shifrave. Ajo tha se kanë humbur jetën nëntë qytetarë: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana,
60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça. Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq shumë.

 

Kurse të infektuar janë 327 persona, numri më i lartë që nga marsi. Ata u zbuluan pas testimit të 1472 qytetarëve.

 

Personat që kanë fituar betejën me sëmundjen janë 57, kurse të shtruar në spitalet COVID 293, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *