Shqipëria regjistroi këtë të martë numrin më të lartë të të infektuarve ditorë. Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit, janë zbuluar 130 të prekur të rinj.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar”, tha Eugena Tomini për mediat.

Numri i pacientëve që kanë humbur jetën këtë të martë është katër.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.”

Nga ana tjetër, krahasuar me dje, është rritur numri i pacientëve në intubim.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.”

Gjatë orëve të fundit, 23 qytetarë kanë mposhtur virusin.

Gjithsej, vendi ynë numëron 5750 raste pozitive dhe 176 humbje jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *