Subscribe

Kërkesa e lartë për mallra konsumi e shoqëruar edhe me shtrenjtimin e çmimeve ka bërë që të ardhurat nga produktet e importit të arrijnë një rekord të ri.

 

Duke ju referuar të dhënave zyrtare nga administrata doganore, të ardhurat si 10 mujor arritën në 138 miliard lekë niveli  më i lartë që nga 2013.

 

Rritja është më e lartë edhe në raport me planifikimin. Drejtoria e doganave sqaron se 80% e kësaj situate vjen nga rritja ekonomike, rritja e fluksit të importeve  dhe 20 %  nga çmimet e shtrenjtuara.

 

Unë do të thoja që situata është normale pasi jemi në fazën e rimëkëmbjes. Paralelisht edhe procesi i planifikimit të të ardhurave në filli të vitit mund të shihet me rezerva. –shprehet Zef  Preci

 

Rritja më e madhe është vërejtur tek importi I karburanteve, TAB ku rezulton se janë sjelle 83 mijë tonë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Por kjo tendencë është vërejtur  edhe tek rritja e mallrave të konsumit të përditshëm, rritja e importit të metaleve, automjeteve, energjisë  gazit apo plastikës.

 

Nuk ka vend për euforizëm pas kjo rritje të ardhurash ka ardhur më së shumti nga konsumi si dhe shtrenjtimi i çmimeve. Në fakt faktor kryesor duhet të jetë miradministrimi-thotë Preci

 

Nisur nga kjo panoramë ku efekti i çmimeve të tregjeve botërore afekton me shpejtësi edhe tregun tonë, eksperti Preçi sqaron se fokusi i qeverisë tek produktet vendasve është i pamjaftueshëm.

 

Prodhimi vendas është baza e rritjes ekonomike, që hap vende pune por fokusi të paktën për vitin 2022 është I pamjaftueshëm në këtë sektor.

 

Që nga pranvera e këtij viti nisi tendenca e shtrenjtimit të çmimeve, për të kulmuar këtë vjeshtë me rritjen e çdo produkti dhe shërbimi.

 

Prodhuesit këmbëngulin për më shumë politika mbështetëse në mënyrë që të amortizohet efekti i çmimeve nga tregjet e huaja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *