Tashmë Hyrja nga Kombinati për në Tiranë ka marrë një pamje krejtësisht të Re, Bashkia e Tiranës ka realizuar rikonstruksionin e segmentit rrugor nga mbikalimi i Shkollës Teknologjike deri në Kombinat, aks që ishte kthyer në makth për shoferet që lëviznin në këtë rrugë por edhe për qytetaret e kësaj zone.

Rruga e re ka trotuarë të rinj, por edhe një rrjet të ri të ujësjellës kanalizimesh i cili ishte kthyer ne burim infeksionesh dhe papastërtie.  Ky aks ka në të dyja krahët korsi të dedikuara për biçikletat, çka do të jetë një shtysë edhe më shumë për të stimuluar këtë mënyrë lëvizjeje.

Zgjidhje ka marrë edhe çështja e ndriçimit dhe e sinjalistikës e cila për shumë vite ishte një ndër burimet e aksidenteve të shumta. Bashkia ka vendosur sinjalistikën e plotë dhe e gjithë kjo rrugë është tërësisht e ndriçuar duke krijuar më shumë siguri si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për qytetarët.

 

Pas rehabilitimit të hyrjeve nga Rruga e “Elbasanit”, Rruga e “Dibrës” dhe Rruga “Dritan Hoxha”, tashmë edhe kjo portë hyrëse për në kryeqytet ofron standarde të mira duke krijuar lehtësi për gjithë qytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *