Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe njoftoi këtë të hënë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme duke i dhënë fund kufizimeve kundër koronavirusit.

Abe tha se vendi kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme më 7 prill.

“Ne kemi gjykuar se i kemi përmbushur kushtet për ta hequr gjendjen e jashtezakonshme”, tha Abe.

Edhe pse një nga vendet më të zhvilluara në botë, Japonia ka numrin më të ulët të viktimave nga virusi.

Duke iu referuar shifrave të vdekshmërisë, një anëtar i një grupi këshillues publik të ekspertëve për virusin, Mikihito Tanaka tha se politikat që ndoqi Japonia rezultuan të sukesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *