5 mijë e 895 punonjës të kujdesit shëndetësor në Greqi janë pezulluar nga puna, pasi kanë refuzuar të vaksinohen kundër koronavirusit.
Vendimi i marrë nga qeveria për të pezulluar të gjithë personelin mjekësor të pavaksinuar, ka hyrë në fuqi këtë të mërkurë.
Infermierë dhe punonjës të spitaleve të pezulluar kërkuan sot në Gjykatën Administrative që të hiqet vendimi i qeverisë. Por, një gjë e tillë nuk u mor parasysh. Beteja tashmë do të vijojë në gjyqin e 8 tetorit.
Qeveria e Kyriakos Mitsotakis ka dhënë prej kohësh ultimatum për pezullimin nga puna të punonjësve të pavaksinuar të sektorit shëndetësor nga puna.