Dilay Willemstein, e cila do të përfaqësonte Holandën në konkursin e ardhshëm të bukurisë Miss World në Porto Riko, është tërhequr nga konkursi sepse nuk dëshiron të vaksinohet kundër koronavirusit.

 

“Unë nuk jam gati për të. Nuk e di nëse do të vaksinohem ndonjëherë”, tha modelja.

 

Dilay, 21 vjeçe, u kurorëzua Miss World Holland në muajin korrik. Ajo tha se kishte menduar gjatë dhe mirë për vendimin e saj.

 

“Kjo derë do të mbyllet, por dyer të reja do të happen”, shtoi ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *