Subscribe

Në Kosovë vijon procesi i rinumërimit të votave të rregullta si dhe numërimi i atyre me kusht dhe të ardhura nga diaspora, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë refuzuar.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se këtë të shtunë pritet një pasqyrë e plotë e numrit të këtyre votave që kanë ardhur me postë, raporton Vizion Plus.

 

VALMIR ELEZI

ZEDHENES I KQZ, KOSOVE

 

“Sa u përket votave me postë, KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar 41 mijë e 236 pako të supozura me fletëvotime. Prej tyre 48,728 zarfe janë pranuar ndërsa 18,876 tjera janë refuzuar.”

 

Elezi gjithashtu bën të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të shpallen javën e ardhshme.

 

“Pas përfundimit të këtyre dy proceseve dhe procedurave të tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ-ja mund të bëjë shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve. Po besojmë shumë që kjo do të mund të bëhet në fillim të javës që vjen”.

 

Sipas rezultateve paraprake Lëvizja Vetëvendosje ka fituar rreth 48% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 18% për qind, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 13 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *