Përshkallëzohen sërish tensionet në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Këtë të premte më shumë se 2 mijë refugjatë janë përpjekur të kalojnë kufirin, duke detyruar forcat ushtarake greke të kundërpërgjigjen duke përdorur gaz lotsjellës.

Përleshje me refugjatët raportohet të ketë pasur këtë mëngjes edhe në pjesën turke të kufirit, të cilët kanë përdorur gazin për të detyruar njerëzit t’i afrohen kufirit grek.

Sipas pamjeve, gazi lotsjellës duket përgjatë vijës kufitare në zonën e Evros, ndërsa trupat e përforcuara të ushtrisë turke janë pozicionuar në pika kyçe.

Autoritetet greke thane se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar mbi 2.800 refugjatë sirianë dhe afganë të cilët janë përpjekur të kalojnë kufirin grek në mënyrë të paligjshme.

Tensionet në kufi janë rritur ndjeshëm pasi Turqia vendosi dërgimin e 1000 trupave ushtarake shtesë për të parandaluar kthimin pas të refugjatëve.

Ndërkohë autoritetet greke kanë vendosur ndërtimin e një gardhi në Evros rreth 40 km të gjatë, për të parandaluar hyrjen e refugjatëve në vendin fqinj.

Gjatë vizitës së tij të enjten Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Mattheë Palmer tha se Greqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj.

Ndërsa zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, e cilësoi të ligjshme kundërpërgjigjen e Athinës për të qëlluar me plumba gome ndaj refugjatëve që përpiqen të kalojnë kufirin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *