Opozita ka propozuar ne tryezen e reformes elektorale reformimin e Kolegjit Zgjedhor dhe te gjithe procesit te ankimeve duke pasur si qellim krijimin e garancive per nje gjykate te pavarur.

Elementi kryesor qe propozon partia demokratike per ti mbrojtur gjyqtaret qe do te shqyrtojne ceshtjet zgjedhore eshte pezullimi I vetingut per ta per nje periudhe 4 vjecare.

Argument baze I demokrateve per kete mase eshte  raporti i OSBE-ODIHR i cili pas zgjedhjeve te vitit 2019 vuri ne dukje se vetingu mund te ndikoje ne pavaresine e gjyqtareve te kolegjit.

 

OERD BYLYKBASHI

 

ANETAR I GRUPIT TE PUNES, PD

 

 

Numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël. Është një process, i cili është thelbsisht problematik. Ju keni rastin e gjyqtarit Dvorani, i cili nuk justifikon 100 milion lek dhe, megjithatë, në procesin e vettingut askush nuk u kujtua ta ankimonte atë vendim të turpshëm, i cili, më pas, bëri të mundur që të kemi këto zhvillime që po ndodhin sot. Ky është mekanizmi i kapur politikisht i vettingut dhe ne nuk kemi ndërmend këtë të ndodhë. Por ajo që ne propozojmë është: të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vettingut dhe të gjithë ata gjyqtarë që e kanë mbaruar procesin e vettingut, pra ata që nuk janë të zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që duhet të përzgjidhen me short dhe më pas, për një periudhë të caktuar, ata të mbrohen nga presioni politik.

 

 

Propozimi I demokrateve eshte hedhur poshte nga socialistet te cilet nuk pranojne te negociojne parimet e reformes ne drejtesi.

 

DAMIAN GJIKNURI

 

ANETAR I GRUPIT TE PUNES, PS

 

OERD BYLYKBASHI

 

Pati një reagim shumë të fortë nga maxhoranca, e cila do që të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilët ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion, përfshi edhe mbi Kolegjin Zgjedhor. Ne këtë nuk do t’ia lejojmë. Gjykatat që mbrojnë të drejtat zgjedhore duhet të jenë të pavarura në Republikën e Shqipërisë.

 

Por nga ana tjeter mazhoranca eshte gati te pranoje propozimet e pd per policine dhe mbrojtjen e qytetareve qe denoncojne shit blerjen e votes. Ne nje kohe qe opozita dhe mazhoranca po diskutojne ne nje tryeze reformen zgjedhore, presidenti ka bere thirrje per shperndarjen e parlamentit, por shumica shpreson se pd do te distancohet nga qendrimi i Ilir Metes.

 

Qe prej nenshkrimit te marreveshjes ne 14 janar opozita ka propozuar drafte per rolin e policise e prokurorise ne zgjedhje, nje draft per gjyqesorin e priten propozimet e saj per financimin e partive e aplikimin e teknologjise ne zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *