Ambasadori i BE-së në Tiuranë, Luigi Soreca, ka reaguar menjëherë pas përfundimit të tryezës së reformës zgjedhore.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Soreka ka përshëndetur marrëveshjen e sotme ndërpartiake për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

 

“Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *