Deputeti Ralf Gjoni ka paralajmëruar mazhorancën se opozita e re nuk do e votojë reformën zgjedhore nëse kryeministri Rama bën marrëveshje me kreun demokrat Lulzim Basha.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Gjoni akuzoi kryeministrin se po flirtron me kreun demokrat Lulzim Basha dhe se janë pranë një tjetër marrëveshjeje mes tyre. Gjoni nuk I kurseu as sulmet në drejtim të Presidentit.

 

“Prezenca jonë mban këtë shumicë në këmbë, kryeministri po flirton me opozitën në rrugë dhe është pranë një marrëveshje. Presidenti na qenka krenar se shmangu djegien e parlamentit. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ndryshon pa votën tonë këtu. Nuk ka shans të reformohet sistemi pa votën tonë këtu. Ne, opozita këtu, jemi më të bashkuar se kurrë. Votat tona nuk do të jenë në kurriz të një pazari. Kemi kushtëzuar votën tonë me largimin e Damian Gjiknurit. Ta harroni se mund të bëni pazar me PD-në dhe LSI-në kundër popullit. Nëse bëni pazar me ata në rrugë nuk do të na keni me ju, nëse do të blini ndonjë kokërr këtej do të duket qartë se ai emër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *