Përfaqësuesit e opozitës në Grupin Politik për Reformën Zgjedhore propozojnë të hënën si ditën e mbledhjes së ketij grupi me synimin e përmbylljes sa më shpejt të reformës. Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe kanë vënë në dijeni për këtë qendrim partnerët ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE.

“Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj. “.

Opozita akuzon mazhorancen gjithashtu se problematikat ne 3 zgjedhjet e fundit radhazi kane bere qe reforma zgjedhorete rikthehet si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE.

Përfaqësuesit e opozitës theksojnë në letër vullnetin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme ndërsa shtojnë se mazhoranca është përgjegjëse për tentativat e saj për dështimin e procesit.

“Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike.”- shkruajnë Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Opozita mes rrjeshtash në leter, lë të kuptohet qartazi se konsensusi është ende larg.

“Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete.” – thuhet në letrën e përfaësuesve të opozitës, ku kërkohet mbledhja e tryezës më 25 maj.

Një ditë më parë, pas “presionit” të Ambasadorës Amerikane, Yuri Kim, palet politike reaguan pozitivisht. Fillimisht ishte Basha që konfirmoi rikthimin e opozitës jashtëparlamentare ne tryezën e “Zgjedhores” dhe më pas kjo gjë u mirëprit edhe nga kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *