Në Shqipëri pas 7 muajsh do të mbahen zgjedhjet vendore, ndërkohë vëzhguesit e politikës mendojnë se përgatitjet për procesin zgjedhor janë në pikepyetje, për shkak se ende nuk janë miratuar një numër ndryshimesh në kodin zgjedhor.

 

Ndryshimet në këtë rast lidhet me sugjerimet e bëra nga OSBE Odir, që nga përfundimi i zgjedhjeve të kaluara. Një komision i posaçëm për reformën zgjedhore me pjesëmarrjen e dy partive, ka punuar për muaj të tërë duke arritur, siç thuhet, nje konsensus për ndryshimet sipas sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar.

 

Duket se puna e komisionit ka ngecur sepse përfaqsuesit e opozitës, e kanë bojkotuar  atë, në vijim të qëndrimit ndaj gjithë punës dhe pranisë ne parlament, ku opozita prej 3 muajsh nuk merr pjesë.

 

Per te folur me shume rreth reformes zgjedhore dhe ndryshimet qe priten, ne edicionin qendror te lajmeve ne Vizion plus ,ka qene deputeti i PS, Bledi Çuçi, bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore.

 

Në fjalën e tij Çuçi është shprehur se nuk është larg produktit që duhet të nxjerrim si komision parlamentar, por sipas tij problemi mbetet te pjesa politike te pjesa e miratimit dhe e thënjes së konsensusit politik për të miratuar ndryshimet që po i përgatisim si komision

 

me poshte intervista e plote e Çuçit e dhene per edicionin qendror te lajmeve ne Vizion Plus;

 

Ku ka mbërritur puna për reformën zgjedhore?

 

Mendoj që përsa i përket pjesës së produktit që duhet të nxjerrim si komision parlamentar nuk jemi larg gjetjes së pikave të përbashkëta për të arritur në një produkt final. Gjithë problemi mbetet te pjesa politike te pjesa e miratimit dhe e dhënies së konsensusit politik për të miratuar ndryshimet që po i përgatisim si komision. Është fjala për qëndrimin e opozitës, e cila është në bojkot dhe që duhet të kthehet në parlament që ne të ecim.

 

Si kusht për kthimin në jetën parlamentare opozita ka vënë bojkotin. A rrezikon puna e bërë deri më tani, sepse PS është e qartë se nuk do të bëjë kthesë nuk do të pranojë vettingun në politikë?

 

Vettingu në politikë është një çështje e ndarë nga ajo e reformës zgjedhore kjo është e qartë dhe për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët për ne po e po, nuk është një çështje e një oreksi momental e një force politike, por është një çështje që shoqëria shqiptare duhet të merret seriozisht. Siç jemi marrë duke filluar me dekriminalizimin, te reforma në drejtesi që jemi afër ngritjes së dy strukturave të rëndësishme që do të shërbejnë më së shumti dhe për pjesën e vetingut të politikës apo dhe zyrtarëve të lartë të tjerë në Shqipëri. Është një problem që ngrihet shkallë shkallë gurë gurë për tu bërë  një mbrojtëse shumë e mirë e politikës dhe e përfaqësimit politik të shqiptarëve. Reforma është tjetër gjë pjesë e reformës dhe unë besoj se dhe vete opozita dhe PD po bindet gjithmonë e më tepër për këtë gjë sepse në fund të fundit janë disa ndryshime që do të shërbejnë për të krijuar disa garanci siç mendon opozita, që i duhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore që është përdorimi i teknologjisë.

 

Duke u kthyer te kushti i opozitës te vettingu në politikë, ju si qëndrim politik keni mbajtur atë që keni thirr komisionin e Venecias që ka qenë këto ditë në Tiranë, por në fakt qëndrimi i opozitës është se ky opinion i këtij komisioni është i tepërt sepse sipas saj komisioni i Venecias, ky gardian i përputhshmërisë së kushtetutës me ligjet e ka dhënë njëherë opinionin kur dha konsensusin për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Ky është një nga ato rastet kur fakti nuk është ashtu, në të gjithë opinionin në fakt dhe mediatik dhe publik shqiptar ekziston kjo ide se Venecia e ka dhënë opinionin për ndryshimet kushtetuese që bën për pjesën e vettingut në gjygjëqor nuk është e vërtetë. Komisioni i Venecias ka dhënë opinion për ligjin që u bë për vettingun  në drejtësi por jo për ndryshimet kushtetuese që u hapin rrugë ndryshimeve ligjore në drejtësi. Edhe kjo që thotë opozita nuk qëndron nuk është e vertetë sepse Komisioni i Venecias nuk ka dhënë asnjëherë asnjë opinion për ndryshimet kushtetuese që janë bërë për ti hapur rrugë vettingut në gjyqësor.  Gjithsesi ne kemi kërkuar, që meqë po ndryshohet kushtetuta kemi kërkuar opinionin e venecias si gjëja më normale që do të bënte çdo vend demokratik në marrjen e një vendimi kaq të rëndësishë, që ndryshon deri diku edhe konceptimin e politikës në jetën publike.

 

 

Zoti Çuçi komisioni qëndror i zgjedhjeve aktualisht është i gjymtuar një pjesë e anëtarëve nuk janë aty por nuk është hera e parë dhe në 2013 funksionoi në mënyrë të tillë, atëherë ishte radha e PS të mos begeniste shumë praninë në atë komision. Ndërkohë që në zgjedhjet e vitit 200 në disa zgjedhje partitë politike bënin çmos që të kishin kontrollin të ishin aty ta dominonin. Çfarë ka ndodhur është bërë më pak i rëndësishëm komisioni qëndror i zgjedhjeve?

 

Komisioni qëndror i zgjedhjeve është aq i rëndësishëm saç i jep rëndësi në fakt vetë kodi zgjedhor, pjesa e bojkotit në komision është një zgjedhje politike e momentin besoj unë dhe dëshiroj të jetë e tillë e opozitës si pjesë e bojkotit të përgjithshëm që po bën opozita. Një sjellje politike për mua aspak në nder të një opozite që tenton të marrë pushtetin. Rëndësisa qëndron sepse është ky komision që do të përgatisë ambjentin dhe terrenin gjithë infrastrukturën për të shkuar në zgjedhjet e radhës. Pjesa më e rëndësishme e përgatitjes është kodi elektoral. Në qoftëse ne arrijmë të ndryshojmë dhe të miratojmë ndryshimet e Kodit zgjedhor me konsensus edhe ai moment është i kapërcueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *