Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të premte një dëgjesë publike me disa demokratë të qarkut të Vlorës sa i takon reformës territoriale, për të cilën është ngritur një komision i posaçëm.

I pyetur për mungesën e deputetëve nga “grupimi” i Berishës në këtë komision, Alibeaj u përgjigj se këta të fundit nuk kishin bërë asnjë kërkesë për të qenë të pranishëm.

 

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë ‘foltorja’. Unë kam thënë kushdo nga PD mund të bëjë kërkesë për të qenë në komision. Nuk pati asnjë kërkesë”– tha Alibeaj.

Ndërsa mes të tjerash kujtoi edhe komisionin e Reformës Territoriale në vitin 2014, për të cilin u shpreh se PD nuk mori pjesë për shkak se kishte frikës mos humbiste në vitin 2015 në zgjedhjet lokale.

“Nga sa mbaj mend tek reforma territoriale, ne nuk kemi marrë pjesë sepse kemi pasur frikë. Kjo më vret mua, këtë nuk e duroj dot. Ne nuk morëm pjesë atëherë sepse kishim frikë se mos humbisnim në vitin 2015. Për këtë arsye sajuam mos-marrjen pjesë. Këtë nuk duhet ta pranojmë më. Ne duhet të marrim pjesë në çdo sfidë elektorale dhe politike”– përfundoi Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.