Pandemia ul në maksimum hyrje-daljet nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kufitare me Maqedoninë e Veriut diçka më shumë se 2400 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

 

I gjithë ky reduktim lëvizjesh, edhe për autoritetet kufitare ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të rasteve në të dy anët e kufirit. Edhe në kushtet kur në të dy pikat kufitare nuk ka masa shtrënguese përsa i përket lëvizjeve, numri ka ardhur në ulje.

 

Të njëjtat burime thanë se para shtimit të rasteve pozitive ndaj COVID, mesatarisht hyrje-daljet kanë shkuar deri në 4.500, madje gjatë fundjavës në këtë pikë kalimi, lëviznin më shumë se 6.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ulja e numrit të lëvizjeve në të dy anët e kufirit ka reduktuar edhe numrin e sporteleve. Aq sa pala jonë punon me tre sportele në hyrje dhe në dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *