Për juristin Redon Meksi, AKSHI është skandal më i madh se afera e inceneratorëve.

 

Nga studio e Quo Vadis, Meksi duke iu referuar deklaratave të Këlliçit se në 10 vite janë dhënë 400 mln euro për mbrojtjen e të dhënave, tha se nuk është bërë asnjë gjë per mbrojtjen e sistemeve.

 

“Për mua, kjo e AKSH-it është një skandal më i madh se i inceneratorëve, edhe nga ana monetare. Tek inceneratorët, kemi 3 inceneratorë që ndërtoheshin, që kanë një vlerë ndërtimi në fund fare. Kurse këtu shohm 400 mln euro sicc thotë Belindi në 10 vite që nuk kanë bërë asnjë gjë. Nuk kemi një program që mbron, nuk kemi një sistem që funksionon. Është komplet e dështuar. Kjo e të dhënave është problem serioz, por ne si popull nuk e kuptojmë”, tha Meksi.

 

Por ndryshe nga qeveria dhe opozita, Meksi thotë se nuk ka asnjë provë që sulmi kibernetik të ketë ardhur nga Irani.

 

“Është gjetja e armikut, Irani, por unë nuk e shoh ashtu. Nuk shoh që të kem një provë që të them është Irani në këtë mes”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *