Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti reagoi pas përgjigjes që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ për kandidatët të cilën kanë probleme me ligjin.

 

Mes tyre ishte edhe emri i Albin Kurtit, por ky i fundit thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim nga KQZ.

Unë nuk jam në dijeni  për asnje vendim të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po vë re në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *