Subscribe

Përfaqësitë ndërkombëtare në Shqipëri kanë reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar duke apeluar per shmangien e akteve te dhunes qe cenojne parimet demokratike. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka deklaruar se dialogu para vendimit të pakthyeshëm, u refuzua.

BE ka shprehur keqardhjen që thirrja nuk u dëgjua nga institucionet kombëtare e vendore. Ndërkohë, Ambasada britanike ka bërë apel që protestat të jenë paqësore.

“Të shqetësuar thellësisht nga mundësitë e humbura për dialog dhe episodet e dhunës në Shqipëri.Dhuna minon parimet themelore të demokracisë”, shkruan Ambasada në Twitter.

Edhe Agjencia Europiane për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Europa Nostra i konsideron zhvilimet e kesaj te diele si hapa pas për kulturën e trashëgimisë në Shqipëri dhe Europë si dhe për demokracinë dhe sundimine ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *