Të tjera detaje dalin në drite ne lidhje me skemen mafioze të mënyrës sesi u ekzekutua në orën 19 e 35 të kësaj të premteje avokati Ravik Gurra.

Burimë për Vizion Plus bëjnë të ditur se avokati I Shullazit dhe fisit “Capja” ishteg duke konsumuar një kafe me disa persona në një tavoline jashtë në lokalin “Konti” që ndodhet në rrugicen mes Hotel Turizmit dhe Prefekturës së Elbasanit, pak a shumë në qëndër të këtij qyteti.

Në tavoline me avokatin Gurra mesa duket ka qënë edhe një përfaqësues I avokatit të popullit.

50 vjecari është qëlluar me 3-4 plumba me silenciator duke gjetur vdekjen në vend. Ndërkohe personat tjerë që ishin në tavoline nuk kanë pësuar lëndime.

Dyshohet se autori ka qënë I vetem dhe ka ardhur në këmbë, ka kryer vrasjen dhe pastaj është pritur pak metra më tutje me makinë nga një tjetër shtetas. Forca të shumta policie janë angazhuar menjehere për bllokimin e hyrjeve dhe daljeve të qytetit në kërkim të autoreve të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *