4 rastet e ditës së martë të konfirmuara me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë zyrtarisht rastin e parë dhe të vetëm të infektuar më Koronavirus në qytetin e Skraparit,që nga shpërthimi i pandemisë së Sars Covid-19.

I infektuari është një 67-vjeçar,banor i qytetit të Skraparit,që rezulton të jetë babai i sekretares së Kryetarit të Bashkisë Skrapar.

 Konfirmimi i këtij rasti ka vënë në alarm bashkinë e Skraparit,ndërkohë që sekretarja është vetëkarantinuar në pritje të testimit.

E gjithë administrata e bashkisë tashmë është në alarm,deri në daljen e përgjigjeve të analizave të sekretares së këtij institucioni.

3 rastet e tjera që janë konfirmuar në Berat dhe Kuçovë, rezultojnë të jenë kontaktet familjare të rasteve të mëparshme.

Mes këtyre 3 rasteve, njëra është një punonjëse në një fasoneri në Berat por nga fasoneria konfirmohet se ajo ka munguar në punë prej 3-javësh për shkak të temperaturës së lartë.

Burime nga mjekët epidemiologë në Berat konfirmojnë se,asnjë prej këtyre 4 rasteve nuk paraqet komplikacione,ndërkohë që numri i rasteve aktive në të gjithë qarkun e Beratit ka arritur në 33.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *