Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka akuzuar autoritetet shëndetësore në Shkodër se po neglizhojnë qyetarët që shfaqin simptomat e koronavirusit. Duke marrë shkas nga 12 rastet e reja me COVID-19 në Shkodër, Spahia tha në “Facebook” se ata janë infektuar nga pacientë të identifikuar më parë.

 

“Mediat raportojnë se në Shkodër u konfirmuan edhe 12 raste të reja me COVID-19! Skandaloze është se të prekurit e rinj janë persona që kanë kontaktuar me pacientë të identifikuar më herët! Cka do të thotë se protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer! Ata kanë mundur të lëvizin lirisht, duke infektuar edhe persona të tjerë! Kjo mungesë vëmendje për Shkodrën nuk është dicka e re se është denoncuar edhe më herët nga mjekë e infermierë! Eshtë skandaloze testimi tejet i ulët që i rezervohet Shkodrës dhe mosrespektimi i protokolleve për frenimin e përhapjes së virusit!”

 

Bardh Spahia kërkoi nga shkodranët që të respektojnë rregullat e distancimit social. Mbrëmjen e të enjtes u raportua për 12 rastet e reja në Shkodër.

 

Rritja e shifrave në mënyrë të menjëhershme lidhet me rastet e reja të dy ditëve më parë ku një grua rezultoi pozitive dhe pas hetimit të rastit rezulton se kjo grua para disa ditësh kishte varrosur të shoqin dhe në varrim kishin marr pjesë disa familjare. Për këtë arsye ju nënshtruan analizave pjesëtarët e tjerë të familjes dhe fisit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *