Vijojnë të jenë të pakta rastet e reja me COVID-19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer 2621 testime që kanë zbuluar vetëm 5 qytetarë pozitivë.

 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë dhe Tepelenë.

 

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se 9 pacientë po marrim trajtim në Infektiv, ndërsa theksoi se vijon të ulet dhe numri i rasteve aktive në të gjithë vendin.

 

Ndërkohë, janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *