Francesca Albanese, Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara Palestineze, Francesca Albanese e konsideron gabim të rëndë përfundimin e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas saj, rifillimi i luftës do të përkeqësojë situatën humanitarë në Rripin e Gazës.
“Është e papërgjegjshme duke pasur parasysh katastrofën humanitare në të cilën ndodhen njerëzit në Gaza”, tha Albanese. “Popullsia në Gazë nuk mund të durojë më dhunë, asnjë bombardim”, shtoi ajo.
Albanese theksoi se zgjidhja e vetme për këtë situatë është që komuniteti ndërkombëtar të kujdeset për respektimin e ligjeve të luftës, në interes të të dyja palëve. Ajo shtoi se për të lejuar çmilitarizimin e Hamasit dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite, duhet të ketë një operacion të pavarur paqeruajtës në territoret e pushtuara palestineze.