“Meazza nuk paraqet interes kulturor. Ai mund të shembet, kjo mund të ndihmojë për stadiumin e ri.” Kështu iu përgjigj komisioni rajonal pyetjes së formuluar nga kryebashkiaku Sala.

Në këtë mënyrë i hapet rruga projekteve të prezantuara nga Interi dhe Milani për një impiant të ri në zonën e San Siro. Megjithatë, në projektin më të fundit, një pjesë e impiantit të vjetër do të shpëtojë.

Komisioni rajonal për trashëgiminë kulturore në Lombardi ka deklaruar zyrtarisht se stadiumi Giuseppe Meazza “nuk paraqet asnjë interes kulturor” me motivacionin se: “Sa i përket gjendjes aktuale, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga kryetari i komisionit, Francesca Furst , arkitektura e stadiumit origjinale e vitit 1925-’26 dhe më pas në 1937-‘39 kanë humbur pas ndërhyrjeve te vazhdueshme të adaptimit dhe zgjerimit të kryera në gjysmën e dytë të shekullit XX “.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *