Gjigandja e vlerësimeve financiare, dikur e konsideruar nga Sali Berisha si kompania më serioze në botë, publikoi ditën e sotme një vlerësim të ri për Shqipërinë.

Në vlerësimin e saj, BMI Research, pjesë e grupit “Fitch” shkruan se “Shqipëria ka bërë progres në adresimin e rreziqeve që vijnë nga paqëndrueshmëria politike, por testi i vërtetë do të jenë zgjedhjet e 18 qershorit. Qeveria socialiste në pushtet, me shumë gjasa do të rikonfirmohet, çka do t’i japë vendit stablitetit politik”.

 

Një fitore e papritur e demokratëve, konsiderohet si një prej “rreziqeve kyç” që kërcenon potencialisht Shqipërinë. “Rreziku i një regresi ekonomik do të ishte shumë më i madh, nëse opozita do të vinte në pushtet”, shkruhet në raport. Në lidhje me ekonominë shqiptare, vlerësohet se “do të vazhdojë të jetë një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në rajon gjatë të paktën dy viteve të ardhshme”, shkruan Gazeta Java.

 

Ndryshe nga herët e tjera, kur PD ka “përqeshur” raportet e organizatave të mirënjohura ndërkombëtare, këtë herë do të jetë shumë e vështirë të bëjë të njëjtën gjë, për vetë faktin se ish-Kryeministri Berisha i ka thurrur elozhe të mëdha “Fitch”-it.

 

Në korrik 2013-n, i vendosur përpara akuzave të socialistëve për keqpërdorim të fondeve shtetërore, kryeministri në largim mbrohej me emrin e kompanisë që sot e sulmon. Atëherë, Berisha përdorte argumentin se “auditin më të shkëlqyer ndonjëherë të financave shqiptare e ka bërë – “Fitch” në Londër”, për të shfajësuar veten nga akuzat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *