Sipas vlerësimit të bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në rapotin e DASH për Shqipërinë thuhet se produkti i brendshëm bruto do të tkurret me 5 për qind në vitin 2020 për shkak të tërmeti shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Po ashtu në raport thuhet se Shqipëria duhet të zbatojë një numër reformash në sektorin e drejtësisë, të miratojë ndryshimet në kodin e saj zgjedhor, si dhe të tregojë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket ligjit mbi investimet e huaja, në raport theksohet se ofron procedura të shpejta administrative për investitorët strategjikë të huaj dhe vendas. Mirëpo, nënvizohet se investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

“Ata përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave, si nja nga problemet e vazhdueshme në Shqipëri. Raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.  Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri sepse titulli i qartë është i vështirë për t;u fituar. Ka pasur raste që dyshohet se individë manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *