Subscribe

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit, ka reaguar lidhur me Komisionin Hetimor që është mbledhur këtë të premte për të miratuar raportin përfundimtar më shkeljet e kryera nga Meta.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi thekson se kreu i shtetit do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik 2022, në mbrojtje të interesit kombëtar.

 

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj. Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar’, shkruan Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *