Mosha mesatare e viktimave të koronavirusit në Itali është rreth 81 vjec.

Një raport i publikuar nga mediat italiane tregon moshën e personave që kanë gjetur vdekjen nga kjo semundje që po frikëson botën.

Instituti kombëtar i Shëndetit e ka bërë në fakt analizën deri në datën 4 mars kur kishin gjetur vdekjen 104 persona në shtetin fqinj.

Një numër që është rritur tashme dhe bilanci i ri është me 148 viktima.

14 % e viktimave jane mbi moshen 90 vjec, 42% jane nga mosha 80-89 vjeç, 32% jane nga mosha 70-79 vjec, 8.4% jane nga mosha 60-69 ndersa 2.8% te viktimave jane nga mosha 50-59 vjec.

Për tu theksuar në raport është fakti se 2 nder 3 viktimat e koronavirusit në Itali, pra 75% e pacienteve kishin 3 ose më shumë patologji ( sëmundje) të tjera.

74.6% e viktimave rezultojne se vuanin nga probleme te hipertensionit ( tensioni i larte), 70% e tyre kishin gjithashtu probleme me semundjet e zemres ndersa 33% e viktimave kishin diabet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *