Subscribe

Opozita dhe mazhoranca i lexojnë në mënyra të ndryshme gjetjet e raport progresit të Komisionit Europian për sektorin e ekonomisë. Jorida Tabaku thotë se raporti evidenton shqetësimet që opozita ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme, te cilat kanë të bëjnë me rrezikun e kontratave koncesionare, kufizimin e konkurrencës në treg, si dhe investimet e ulëta kapitale.

 

Raporti thotë se kontratat koncesionare janë një rrezik për buxhetin për shkak të presionit që ato kanë mbi borxhin publik. Investime kapitale janë të ulëta, ndërkohë që vihet theksi të tenderat që zhvillohen pa garë dhe në mënyrë jo transparente. Mbi të gjitha janë një sërë ligjesh, nisma të qeverisë që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë kufizuar konkurrencën në treg. Pra këto shqetësime opozita i ngriti edhe më herët, dhe duket se kanë zënë vend edhe në këtë raport të KE,”- thotë Tabaku.

 

Por deputeti Ervin Bushati thotë se gjetjet e raportit  janë më të mirat të evidentuar ndër vite. Sipas tij, konkluzionet që kanë të bëjnë me rritjen ekonomike, uljen borxhit dhe deficitet si dhe uljen e kredive të këqija janë dëshmi e reformave të qeverisë.

 

Qeveria është treguar shumë e përgjegjshme në vitin që lamë pas, referuar gjetjeve të këtij raporti. Kjo përgjegjshmëri ka bërë që të vijohet me tej me konsolidimin fiskal, të ketë më shumë fonde të lira, ekonomia është rritur gati dyfish, ndërsa papunësia ka shënuar rënie të ndjeshme, fale dhe reforma të ndërmarra. Në çdo vende buxheti ka pamundësi për të kryer investime ndaj këtë gjë ja kalojmë si të drejtë privatit. Ndaj dhe ne e kemi stimuluar këtë praktikë, pasi jemi të mendimit se menaxhimi i aseteve kryhet më mirë nga privati se sa nga shteti,”-thotë Bushati.

 

Të mërkurën Komisioni Europian publikoi raport progresin për Shqipërinë, ku vlerësimet maksimale shkonin për reformën në drejtësi, që sipas BE, po jep rezultate konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *