Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport, ku nënvizon se paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e tyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor.

 

Kreu i Partisë Demokratike ka publikuar këtë raport, krahas së cilës shkruan se kjo konfirmon atë qe PD i ka kërkuar qeverisë për muaj me radhë,  që tiu ofrojë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare në këtë periudhë pandemie.

 

“Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare. Raporti thekson: “Paketat e mbështetjes COVID-19 të Shqipërisë janë më të vogla se mesatarja e atyre në tregjet në zhvillim dhe Ballkanin Perëndimor”. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët!”

 

Ai thekson që shqiptarët meritojnë më shumë. “Shqipëria meriton një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e vet”, shtoi ai.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *