Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh para demokratëve në Dibër se 9 shtatori, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, është data kur ai zgjodhi që të ishte krah aleatëve më të mëdhenj, SHBA-së.

 

Ai solli në vëmendjen një deklaratë të Berishës, se Ramës “i duhen 3 jetë” për të bërë atë që ka bërë lideri demokrat me ndihmën e demokratëve.

 

Miqtë e mi, ju e keni parë prej ditës së parë kam vendosur që mos të bëjë simetrinë e t’i përgjigjesha çdo gënjeshtra ashtu siç meritonte t’i përgjigjej. Por sot dy fjalë do t’i them: Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë., tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *